Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme një shtesë fondi prej gati 900 milionë lekë për institucionet e reja të drejtësisë për të përballuar rritjen e pagës nga data 1 Prill e këtij viti. Si pasojë e rritjes së pagave për një pjesë të administratës dhe thuajse dyfish për deputetët është rritur edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në KLP, KLGJ, vettingu, SPAK, KQZ, Avokati i Popullit, etj.
VENDIMI I PLOTË
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 6 500 000 (gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Gjykatës Kushtetuese shtohet fondi prej 17 000 000 (shtatëmbëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 55 000 000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 15 600 000 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023–31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor 606 “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023–31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor 606 “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”.
Fondi shtesë, prej 892 600 000 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.