Edi Ramës i është refuzuar dy herë takimi me Donald Trump

0

Avenir Peka, nga departamenti për rendin dhe sigurinë në Partinë Demokratike ka komentuar në “Off the Record” ekzaltimin në radhët e opozitës për fitoren e Donald Trump.

Peka zbuloi se gjatë administratës së parë të Trump një nga politikanët shqiptarë që kishte më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, ishte Lulzim Basha, por ai gaboi rëndë me çështjen e lobingjeve.

Peka gjithashtu tregon se deklaratat e Ramës përpara se Trump të merrte mandatin e parë, i kushtuan kryeministrit shqiptar anulimin e dy takimeve.

“Ramës i është refuzuar takimi me Trump, në samitin e OKB dhe njëherë që iu anulua takimi për shkak të asaj deklarate në 2019 në kullën Trump. Pyete Ramën dhe të sqarohesh. Në shtator ishte mbledhja e Asamblesë së OKB dhe Trump ishte aty. Në shkurt të 2017 është e para. Një nga politikanët me akses më të madh ishte Lulzim Basha në Shtëpinë e Bardhë. Ai bëri gafën me paratë e lobimit dhe sa ju mor vesh ja prenë dhe doli fati për Ramën. Ka hyrë e ka dalë 3 herë brenda një dite në Shtëpinë e Bardhë”, tha Peka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu