Elektorati gri i Shkodrës duhet ta refuzojnë Ramën, Berishën dhe Metajn si e shkuara!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Elektorati gri ka një rëndësi të madhe për ndryshimin që është i domosdoshëm në politikën shqiptare. Kjo pjesë e elektoratit, nuk ka tesera partie, nuk punon në administratë lokale dhe kombëtare.

Elektorati paguan taksat, merr shërbime të pa mjaftueshme jo cilësore nga administrate lokale dhe kombëtare, në të githa planet ekonomike dhe psikologjike. Elektorati gri ka të drejtë të jetë mos besues nga partitë politike mbasi shpesh e kanë gënjyer dhe keqpërdoruar.
Partitë politike ia kërojnë votën kësaj pjese vitale, kur iu interson mbasi kjo pjesë iu prish planet për aferat klienteliste. Elektorati gri është në zonat urbane dhe rurale dhe përfaqëson grupe të caktuara duke filluar nga të rinjtë dhe duke përfunduar tek pensionistët.
Psikologjia personaliteti dhe karakteri shumicës së këtij elektorati nuk e duron lojën e politikës pa moral dhe doktrinë, në dëm të ish-pronës dhe sektorëve jetik të një shoqërie. Biles edhe menaxherët politikë shpesh janë të pa intersuar të dëgjojnë këtë shtresë dhe nuk vlerësojnë rolin që ka për zhvillimet demokratike.
Edhe në Shkodër elektorati gri ka votuar në 32 vite ka votuar për një grupim të caktuar, por ka mbetur i zhgënjyer nga pseudo e djathta gjoja antikomuniste dhe e pseudo e majta, që nuk është sot as e djathtë as e majtë, por përfaqëson intereresat e individëve dhe klaneve politike të dy krahëve.
Në fillimet e demokracisë shkodranët ishin shumë idealistë dhe kishin pak mundësi të kuptonin lojën që bënte klasa politike e djathtë dhe e majtë, që ka shpikur dhe përdorur lloj lloj marifetesh për të pasuruar vehten dhe sot kërkojnë të pasurojnë dhe të punësojnë fëmijët e tyre.
Prandaj elektorati gri duhet të prishi planet e mbrapshta të klasës polititike që përfaqësojnë të kaluarën Rama, Berisha, Metaj duke votuar për ndryshimin 2024-2025 përfaqësues të së ardhmes, që do të jenë edhe ndryshimi i mentalitetit dhe i politikëbërjes në Shkodër!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu