Elisa Spiropali e përfshirë në aktivitet kriminal? Zagani: E dyshuar si kontigjent

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ishte mes të dyshuarve si e përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë, në dokumentet e publikuara sot nga “Homeland Justice”.

Ish-shefi i anti-drogës, Dritan Zagani, teksa komentoi deklaratën e Spiropalit në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, tha se ministrja e Ramës ka të drejtë kur thotë se ‘gjithçka flitet është qesharake’.

Sipas Zaganit, Spiropali përfaqëson një shtet jo qesharak, por shtet bananesh që ja kanë ulur të brendshmet në tokë.

“Emri i saj për mendimin tim, duke mos pasur të dhëna dhe sqarim të plotë të Policisë së Shtetit, kjo kam dyshim mos është listë nga ato që policia i regjistron si të dyshuar për një vepër penale të ndryshme.

 Ngelen aty për një afat të pacaktuar. Kur nuk ka një aktivitet të provuar kriminal, nuk kalojnë më për procedim, ngelen thjeshtë të dyshuar si kontigjent.”-tha Zagani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu