Elon Musk ka lënë të kuptohet se mund të zbusë tensionet në përplasjen publike Presidentin Donald Trump.
Përplasjet duket do të sheshohen.
Musk dha sinjale se mund të tërhiqet nga premtimi për të ndaluar operacionet e anijes kozmike Dragon, një vendim i marrë përmes kompanisë së tij SpaceX. Kjo u bë e ditur gjatë një shkëmbimi mesazhesh në rrjetin social X.
Ai u përgjigj pozitivisht ndaj thirrjes së biznesmenit miliarder Bill Ackman, i cili i kërkoi që të bëjnë paqe me presidentin Trump.
Sipas raportimeve të Politico-s, Shtëpia e Bardhë ka caktuar një telefonatë me Musk për ditën e premte, me qëllim ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje, pas shkëmbimit të akuzave verbale mes tyre të enjten.
Konflikti i vazhdueshëm, i cili u zhvillua në rrjetet sociale dhe gjatë një paraqitjeje të Trump në Shtëpinë e Bardhë, përfshiu deklaratën e ish-presidentit që ai ishte “shumë i zhgënjyer nga Elon” për kritikat e Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve.
Musk paralajmëroi gjithashtu se politikat tregtare të Trump mund të shkaktojnë recesion dhe ngriti në vëmendje lidhjet e Trump me Jeffrey Epstein, i dënuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve.
Musk reagoi ndaj kërcënimit të Trump për të pezulluar kontratat qeveritare me një postim në X, ku njoftonte se do të tërhiqte anijen Dragon, e përdorur nga NASA. Megjithatë, pasi një përdorues i X e këshilloi të qetësohen të dy palët, Musk shkroi: “Këshillë e mirë. Mirë, nuk do të pezullojmë Dragon.”
Gjithashtu, Musk duket se ka ofruar një shenjë pajtimi në një përgjigje ndaj një postimi të Ackman, i cili kërkoi që ai dhe Trump të bëjnë paqe “në dobi të vendit tonë”. Musk iu përgjigj: “Nuk ke gabim.”
“Politico” raportoi gjithashtu se ndihmësit e Trump kanë punuar për ta bindur presidentin që të ulë tonin ndaj Musk, duke organizuar kështu telefonatën e premtes. Pas një interviste të shkurtër me Trump për përplasjen me Musk, mediat raportuan se ish-presidenti e trajtoi çështjen me një qëndrim të qetë dhe jo të shqetësuar.
“Oh, është në rregull,” tha Trump kur u pyet për mosmarrëveshjen. “Po shkon shumë mirë, kurrë nuk ka shkuar më mirë.” Ai shtoi se sondazhet e tij janë “në kulmin e tyre, më të lartat që kam pasur ndonjëherë”, përpara se të largohej.
Në të njëjtën kohë, ndihmësit e Trump i sugjeruan që të përqendrohet në miratimin e projektligjit të taksave dhe shpenzimeve në Senat, në vend që të përplaset me Musk. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Nuk më shqetëson që Elon u kthye kundër meje, por duhej ta bënte këtë muaj më parë.” Ai e përshkroi ligjin e taksave si “një nga ligjet më të mira që janë paraqitur ndonjëherë në Kongres.”