Emigracioni masiv i rinisë/ Rama “kapet” me BE: Nuk u ofron akses, por i kërkon të kualifikua

0

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndryshe nga sa ndodhi me pandeminë ku kritikoi BE se nuk ka qëndroi pranë.

Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europian për standard të dyfishta, kur në të vërtetë të rinjtë largohen për shkak ekonomisë së varfër dhe burokracive në tregun e punës.

“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po i jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por nga ana tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balancë në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të marrë diçka në këmbim, ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinjë të punojnë si infermier apo doktor, por ne duhet të ndihmohemi gjithashtu, s’mund të funksionojë vetëm në një formë“, tha Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu