emrat e dëshmitarëve të thirrur nga Mediu. Nga Majko, Kodheli deri te zyrtarët e Pentagonit

0

Seanca e radhës për ish-ministrin, Fatmir Mediu sa i takon çështjes “Gërdeci”, nisi rreth orës 10:00 të së premtes. Mbrojtja kërkoi gjatë seancës, që pati debate të vazhdueshme edhe nga familjarët e të dëmtuarve në sallë, që për Mediun të dëshmonin 90 persona. Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin.

Mes tyre:

Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.

Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.

Për të dëshmuar për Fatmir Mediun janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC:

Patric Corneilous Henry
David Clark Howell
Sidney Tison Mac Intyre,
William Merrit Hart,
Sodney Spencer Taylor

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu