EMRAT/ Pushohen nga puna 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës, ja arsyeja

0

Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Hipotekës së Lezhës.

Sipas informacioneve, vendimi është dërguar për ekzekutim në Policinë e Lezhës.
Bëhet fjale për tjetërsimin e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.
Bëhet fjalë për këta shtetas:

Marinela Tuci
Orstela Bardhaj
Sebastjano Gjetja
Besjon Ivanaj
Ornela Marku

Eglantin Lleshaj
Dorina Sulaj
Xhentil Gjegji
Vitore Lleshi
Diljana Prenga.

Mesohet se janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu