Enkelejd Alibeaj: Kandidatët e “Primareve” të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së

0

Pas mbledhjes së Kryesisë së tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se propozimi i tij është që fokusi kryesor të jenë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa paralajmëroi një aleancë me bazë të gjerë me partitë e djathta.

Në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për vulën, ai tha që ky nuk përbën moment triumfi, por moment ngarkimi me përgjegjësi historike.

“Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes.

Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk përbën kurrsesi një moment triumfi apo fitimi, nuk përbën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me përgjegjësi historike që besoj është moment i mirë për të rimarrë energji të reja për rritjen dhe fitoren. Jam i vetëdijshëm dhe jam i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë dhe nga kryesia e grupi parlamentar që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë e shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të ruajmë e të çojmë më tej orientimin euroaltantik të PD, një nga elementët kryesorë të ekzistencës. Fokusi kryesor nga sot e tutje janë zgjedhjet e 14 majit,

PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë cështjet kryesore që ju propozova:

1.Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aelance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave ku secili subjekt zhvillon identitetin e tij.

2.Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë edhe të vendimit të kryesisë, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektive. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

3.Për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm”, tha Alibeaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu