Mes kaosit dhe zhurmës, deputeti Edi Paloka ka mbajtur një fjalim në sallën e Kuvendit. Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa u shpreh se fundi i tij, do të jetë si ai i diktatorit Enver Hoxha.
“Në ‘91 isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim çfarë bëhej në Tiranë. Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.
Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.
Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas.”– tha Paloka.
Edhe seanca e sotme u hsoqërua me kaos dhe zhurmë, teksa deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës tentuan të bllokonin punuimet duke ndezur zhurmues.