“Erion Veliaj ka krijuar 1200 shoqata për votat”, Sali Berisha bën denoncimin e fortë

0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë denoncimin e fortë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, lideri historik i PD theksoi se Veliaj ka krijuar 1200 shoqata për të blerë votat.

Më tej ai theksoi se ky i fundit nuk mund t’i fitojë zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Erion Veliaj ka krijuar 1200 shoqata të regjistruar në Gjykata për të blerë vota. Veliaj nuk mund t’i marrë zgjedhjet. Ne po e ndjekim. Unë zgjedhjet nuk i bojkotojë por Veliaj nuk hyn në bashki nëse dhunon zgjedhjet”- deklaroi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu