Erion Veliaj kërcënon gazetarët antimafia dhe krijon celulën “Lal Kapone” në Ambasadën Amerikane për “shitje” vizash

0

Shkruan Kastriot Myftaraj (Retrospektivë)

18 janar 2020 por që sot nuk jeton…

Gjithsesi, ne mëndojmë se Shërbimet e Sigurisë në Ambasadën Amerikane janë në dijeni se edhe sot u ndërrohen edhe sportelet gazetareve antimafia dhe nuk u merren as dokumentat fare në sportel, vetëm se ndoshta ashtu është porosia e ushtrisë “Lal Kapone”, ndryshe nuk ka shpjegim, pasi gazetarët nuk mund të kenë dyshueshmëri për qëndrime të paligjshme andej! Gazetarët, normalisht e kanë të lehtë t’i gjejnë rrugët në gjithë Botën, por mafia e Rilindjes presionon deri në skandale kaq paradoksale, thjeshtë për të treguar muskujt, ose bëju me ne, ose kështu e pëson, e për fund edhe ka aksidente e shkon në jetën tjetër. 

Ky është shkrimi i gazetarit të ndjerë

Si Erion Veliaj (Lal Kapone) po e zhyt Ambasadën Amerikane në një skandal të paparë
Pasi Erion Veliaj, i vetëshpallur Lali Eri e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës, si bashkinë e Chicago-s në kohën e sundimit të Al Kapone në këtë qytet, tashmë zbulohet që ai e ka krijuar edhe celulën e tij “Lal Kapone” në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kjo gjë i jep mundësi Lal Kapones që të kërcënojë mediat, gazetarët dhe pronarët, me armën e tij sekrete që është grupi i tij i “çunave të mirë të Rrugës së Elbasanit”, të cilët futin në listën e zezë të Ambasadës cilindo që u thotë Erion Veliaj.
Është shumë domethënës fakti që Lal Kapone nuk nguron që të lerë gjurmë të bëmave të tij, duke dërguar sms kërcënuese me këtë përmbajtje. Një gjë shumë e habitshme kjo për një njeri si Erion Veliaj i cili e ka obsesion zhdukjen e gjurmëve të bëmave të tij, i cili, kur ishte te Lëvizja “Mjaft” simulonte vjedhjen e kompjuterëve të zyrave të tij, për të zhdukur llogaritë financiare kompromentuese për të, me miliona euro dhe dollarë të shpërdoruar.
Mungesa e tashme e kujdesit për të fshehur provat, tregon se Lali Eri nuk gënjen kur thotë se ka nën kontroll ambasadën e mbetur ende pa ambasador. Erion Veliaj e di mirë se cfarë rrezikon duke vepruar kështu. Ai e di mirë se nëse nuk do të kishte njerëz që e mbështesin në ambasadë, kjo do të shprehet publikisht duke e përgënjeshtruar atë, madje duke kërkuar hetime për të. Kështu, kjo histori do të përfundonte me së paku dorëheqjen e Lal Kapones.
Nuk ka dyshim se nuk është aspak një interes amerikan që të mbështetet Erion Veliaj në bëmat e tij të llojit “Al Kapone”. Ky mund të jetë vetëm interes jozyrtar i disa djemve të Ambasadës të cilët janë korruptuar nga Lali Eri dhe janë në listën e pagesave të tij.
Nga thënia e këtyre të vërtetave, nuk dëmtohen marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por madje ato përfitojnë shumë. Për arsye si kjo që do të them më poshtë: Njëqind vjet më parë, kur Tirana u bë kryeqytet, ishin amerikanët ata që ngritën rrjetin e parë elektrik të kryeqytetit shqiptar (djemtë e shkollës teknike amerikane të Harri T. Fultz). Sot, një shekull më vonë, disa “cuna të mirë ambasade” mbulojnë bëmat e Lal Kapones së Tiranës, i cili është më së shumti përgjegjës që Tirana është i vetmi kryeqytet europian, pa furnizim me ujë 24 orë (Tirana furnizohet mesatarisht 2 orë në ditë). Erion Veliaj është më së shumti përgjegjës për këtë, sepse ai në cilësinë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ka shpërdoruar me qindra milion dollarë.
Fama që ka Erion Veliaj si shpërdorues parash që nga koha e rinisë së hershme në shoqërinë civile, bën që institucionet e huaja financiare që e njohin mirë atë, të ngurojnë që të mbështesin projektet për furnizimin e Tiranës me ujë.
Si pasojë e presioneve të Erion Veliajt ndaj pronarëve të medias dhe gazetarëve është arritur deri atje, sa të mos paqyrohet në media asnjë problem që ka lidhje me kryeqytetin shqiptar, asnjë mangësi e punës së Bashkisë. Nëse shikon mbulimin medial që i bëhet punës së Bashkisë së Tiranës, atëherë të duket se Tirana është edhe më e përkryer se qytetet më të përkryera në botë. Kur Tirana në të vërtetë është e kundërta e asaj që shfaqet në videot e dërguara nga zyrat e Erion Veliajt.
Kur kam nisur punë në RTV Ora, rreth tre vite më pare i kam thënë Presidentit, Z. Ylli Ndroqi, se nëse do ta kërkonte interesi publik do të përgjoja edhe atë vetë. Dhe ai më tha se pikërisht kështu ta bëja. Tani të shohim se a do ta mbajë Z. Ndroqi fjalën që ka dhënë, sepse unë e bëra atë që kisha thënë, dhe kështu u informova me prova të plota për mënyrën sesi Erion Veliaj ushtron presion ndaj pronarëve te medias. Provat për këtë do t’ i bëj të njohura edhe në emisionin tim “Ju flet Moska”.
Erion Veliaj është bërë një rrezik i madh publik dhe unë nuk mund të mos merrem me të. Megjithëse këta tre vjet te Ora, nuk më ndaloi Ylli Ndroqi të merrem me të, por vetëpërmbajtja ime, pasi dihet që për shumë vite jam marrë me të dhe në këto raste krijohet përshtypja sikur kam diçka personale. Në të vërtetë, kemi një konflikt të vjetër por jo personal. Ai ka deklaruar publikisht në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Canit që në mars 2006 se do të më padisë në gjykatë. Unë në atë kohë denoncova i pari publikisht orgjitë që bënte ai te selia e Lëvizjes “Mjaft”. Më tej, është i njohur për publikim hulumtimi im për prejardhjen e tij biologjike, që mbetet ende për t’ u thelluar.
Por, tashmë që Erioni është një pushtetar, i rëndësishëm madje, nuk mund të mos merrem me të. Dhe ky është vetëm fillimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu