Disa postera kërkojnë gjetjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kjo jo pa shkak. Në disa fletushka që janë ngjitur gjatë natës nëpër kryeqytet tregojnë se Veliaj është në kërkim për një debat publik me kundërshtarin e tij, Belind Këlliçi.
Veliaj e ka refuzuar ftesën për një përballje platformash me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, duke deklaruar se është gati të përballet vetëm me Sali Berishën dhe jo me Këlliçin që për socialistët në fushatë është “kukulla e çiftit Berisha-Meta”.
Posterat me gjasë mund të jenë vendosur nga të rinjtë e FRPD që janë marrë me fushatën e Këlliçit për zgjedhjet e 14 majit dhe janë pikasur edhe nga qytetarët që kanë shkrepur këto foto.
