Aktivistja Evi Kokalari, Evi Kokalari, e cila kërkon të futet në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i bëri thirrje Shkëlzen Berishës, të cilin e quan kryetarin në hije të PD-së, që të mos pengojë publikimin e komisioneve përkatesë, kritereve dhe datat për aplikimin.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari paralajmëroi Shkëlzen Berishën se nëse pengon dhe deformon procesin, do të përfundojë edhe në SPAK si pengmarrës i PD-së.
“Shkëlzen Berisha, nëse sot është 25 mars dhe zgjedhjet janë më 23 maj, kur do të publikoni emrat e komisionit përkatës dhe kriteret/datat për aplikime? Nëse mendoni se do bëni lojëra, shumë keq e keni edhe ti, edhe Sali Berisha. Mua kësaj radhe nuk më shpëtoni dot. Ju prita pas shitjes masive të zgjedhjeve të bashkisë. (2023)
Nëntor 2024- I kërkova Berishës të dalë nga loja sepse e dinim që nuk fitonte dhe pas fitores së Trump mund t’ia merrja Ramës kollaj zgjedhjet. Ai donte ta provonte vetë (sërisht). E dogji Shqipërinë (sërisht).
Dhe prapë ju prita. Ju prita dhe një vit tjetër deri sa të hapnit zgjedhjet… po ta them publikisht, meqë në mesazhe bëni sikur nuk i lexoni. Kësaj radhe as nuk ju lë, as nuk ma merrni dot opozitën. Kështu që minimalisht, ndiqni procedurat normale, sepse përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng”, shkruan Kokalari në “Facebook”.








