“Familja”, e hyjta e kumtimit shprehës, e simbolistit, Gustav Klimt

0

Shkruan Albert Vataj

Gjithçka që familja përfaqëson është e sintetizuar në këtë tablo, e mëtuar në këtë forcë shpirtërore krijuese, në atë çfarë piktori rreket të shpërfaqi me një thellësi të themeltë. “Familja” e Klimt vjen si një shkrirje tërësore e trupave dhe energjive, përgjegjësisë dhe përfshirjes në atë që thërret qenia. Nëna është pjesa sipërore e koracës mbrojtëse.

Nën rrethimin e krahëve të saj, është bashkëshorti, i cili mban fëmijën me një shtërngim sigurie, si përkundesja e cyt në misionin e tij. Kjo pikturë monumentale tregon rëndësinë që familja ka në shoqëri, kumton domethënien, e cila përmes artit shprehet më zëshëm. Klimt shquhet për prioritetet në komunikimin estetik, me subjekt; familjen, dashurinë, gruan, burrin, dhe hyjnoren e kësaj qasje trajtimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu