Familja Felaj sundimtare e Prokurorisë se Tiranës

0

I ftuar në Syri Tv avokati Genc Gjokutaj është shprehur se emërimi i katër familjarëve të Ermonela Felaj në prokurorinë e Tiranës përbën një skandal.

“As nuk na shkonte në mënd që një familje të emërohej në një nga prokuroritë më të rëndësishme në vend. Kur është bërë ky ndryshim e ka ditur Ermonela dhe 2-3 veta të tjerë, aty ka hall Ermonela dhe njerëzit rreth saj.

Nëse flitet për një biznes ose sistem taksimi interesohen tre vetë ndërsa tjerëve nuk u intereson dhe kjo emërim në prokurorinë e Tiranës, dhe kjo është skandaloze.

Një ish prokuror u emërua në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë nusja e vëllait të tij ishte prokurore dhe brenda 24 orëve është bërë largimi  i saj në prokurorinë e Durrësit dhe se është laksative që nuk mund të jenë familjarë brena një prokurorie sepse nuk e lejon ligji dhe se ka të bëjë me integritetin e prokurorisë. Avash avash këto që janë një familje do të kërkojnë që ti transferojmë në një kat të prokurorisë.”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu