Fatmir Mediu punëson kompani lobimi në SHBA

0

Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA tregojnë se udhëheqësi i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka angazhuar kompaninë lobuese ‘Bailey Strategic Advisors, LLC’.

Bailey Strategic Advisors, LLC është një kompani e regjistruar në Dallas, Teksas. Sipas deklaratës të bërë  nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i përfaqësimit të Mediu është realizimi i takimeve me zyrtarë amerikanë, për përmirësimin e perceptimit të Shqipërisë tek këta të fundit.

Për realizimin e këtyre shërbimeve kompania shprehet se nuk ka një kontratë të shkruar midis palëve. Ajo ka njoftuar se ka realizuar kontakte nëpërmjet mesazheve me senatorin John Cornyn dhe Samantha Leahy – një përfaqësuese të senatorit Ted Cruz, në emër të Famtir Mediut.

Këto kontakte janë realizuar midis muajve qershor dhe gusht 2002. E njejta kompani është angazhuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të lobuar zyrtarët e SHBA-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu