Ish-kryeministri dhe ish-kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka thyer heshtjen. Pasi humbi zgjedhjet në 2005 ai u largua duke mos marrë pjesë më në asnjë aktivitet polik, ndërsa refuzoi të flasë në media.
Dje ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në Opinion, ku ka folur për jetën e tij, ndërsa ka dhënë mesazhe dhe për liderët kryesorët të politikës sot.
Berishën ai e ka cilësuar si politikan që do vetëm konflikt, ndërsa tha se ai qëndroi në burg vetëm nga angazhimi i tij personal. Për Metën e cilësoi si personin që mban mbi vete të gjitha mëkatet që parashikon Bibla. (Mendjemadhësia; Ligësia; Zilia; imoraliteti; Grykësia; Përtacia; Pangopësia) Ndërkohë deklaroi se ka marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin Rama. Pjesë nga biseda më poshtë:
-Po raportet me ilir Metën si janë?
Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..
-As mesazhe…
Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.
-Në ç’kuptim nuk iu mungon?
Sepse ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time.
-Edhe të kontributit të tij se ka pasur një peshë jo të vogël në PS.
unë thash nga ata që kam mbështetur, nuk është thash se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FrESSHi, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’. Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.
-Pse u prishët sërish?
Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.
-Cili ishte plani B i Metës?
Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkëmbëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
-Po si President si e gjykoni?
Më lerë ta mbyll kapitullin e ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.
-Është Presidenti i sotëm?
Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…janë tek Meta…
-E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?
Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë.
-Por le të kthehemi tek e shkuara juaj, si ka ndikuar burgu në jetën tuaj?
Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore.
-Në ç’kuptim?
Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.
-Më të frenuar për të marrë hak?
E kam thënë nga përvoja e burgut, që njeriu qëndron pak në burg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.
-Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.
Kur qëndron shumë gjatë në burg, kam frikë se nuk je për gjë.
-Të vret në kuptimin figurativ.
Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t’i evitojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga burg, nga burgosja gati 1500 ditore. Të mos harrojmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ‘të kuptoj bir dhe do të pres’.