HAGË- Ka filluar gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata fillimisht u pyetën nëse i kuptojnë apo jo aktakuzat e ndryshuara, për këtë ish-kupola e UÇK-së u shprehën se janë tërësisht të pafajshëm.
I pari u pyet Hashim Thaçi, i cili u shpreh shkurt se është plotësisht i pafajshëm përballë akuzave të ngritura. Qëndrim të njëjtë mbajtën edhe Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Fjala e tyre:
“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.
“E kuptoj, por gjithsesi, e shpreh pakënaqësinë time për zvarritjen 2.5 vjeçare, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht i pafajshëm”, u shpreh Kadri Veseli.
“Jam I pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, Rexhep Selimi.
“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrë se si është përpiluar kjo akuzë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që I lexoi prokuroja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është, dhe nuk pajtohem me atë dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Tërësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.