Fillojnë protestat kundër SPAK-ut

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar në lidhje me protestën e ardhshme të opozitës, duke u shprehur se mosbindja civile është mënyra e vetme për të përballuar një qeveri që, sipas tij, kontrollon thellësisht organet ligjzbatuese dhe institucionet.

Blushi tha se Partia e Lirisë do të zhvillojë një protestë kundër SPAK më 6 dhjetor, në orën 12:00, teksa shtoi se do të jetë madhështore.

“Mosbindja civile është e vetmja mënyrë për të përballuar një regjim që kontrollon organet ligjzbatuese thellësisht të inkriminuara.

E vetmja rrugë mbetet protesta. Përballë kësaj qeverie që ka mbyllur hapësirat demokratike dhe ka asgjësuar institucionet e pavarura, nuk ekziston asnjë rregull demokratik.

Ne do zhvillojmë një protestë kundër SPAK në datën 6 dhjetor në orën 12:00. Do jemi para vendit të krimit dhe simbolit të narkodrejtësisë që është SPAK-u. Po përgatisim një protestë madhështore”, u shpreh ai në rubrikën “Opinion” në News 24.

Kjo do të jetë protesta e parë e Partisë së Lirisë, e cila vjen pas arrestimit të Ilir Metës. Kujtojmë se një ditë pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, Meta iu drejtua me një thirrje anëtarëve të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve, që të nisin protestat para godinës së SPAK.

Meta po hetohet nga SPAK për 3 akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në lidhje me dosjen e lobimit të LSI-së në SHBA dhe dosjen CEZ DIA.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu