Sot edhe zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së tranzitit që e lidhë Klinën me Istogun.
Benita Company SHPK dhe Asfalt Group SHPK janë dy kompanitë që kanë fituar tenderin për ndërtimin e këtij projekti të shumëpritur.

Projekti 2 milionësh është me afat 3 vjeçar, por kompanitë në fjalë synojnë që punët t’i kryejn në qershor të vitit të ardhshëm.

Rruga e tranzitit fillon tek udhëkqyri që lidhet me Gjakovën dhe vijon tek varrezat në dalje të Klinës, drejtimi për në Gurrakoc.

Me ndërtimin e këtij tranziti do të anashkalohet kalimi në qytetin e Klinës dhe pritet të afroi më shumë distancën kohore të udhëtimit për banorët e Istogut./Indeksonline/