Filmohet momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti që e goditi New Yorkun

0

New Yorku ka përjetuar një ndër tërmetet më të fuqishme në 40 vjetët e fundit.

Qytetarët njujorkez janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo edhe me tërmetet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihet lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës.

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në shtetin njujorkez ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe kamerat.

Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden pas bisedave telefonike me guvernatorët er dyja shteteve ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu