Financimet ruse, pritet publikimi i të tjera dosjeve nga inteligjenca amerikane

0

Raporti i Inteligjencës amerikane për financimet ruse shkaktoi zhurmë edhe në Itali ku partitë politike janë në fushatë zgjedhore.

I ndodhur edhe në presionin e mediave, kryeministri në largim Mario Draghi ka telefonuar sekretarin amerikan të shtetit  Anthony Blinken, të cilin e ka pyetur nëse në listën e inteligjencës ka parti apo politikanë italianë të financuar nga Moska. Gazetarja e Euronews Giorgia Orlandi raporton se në ditët në vijim mund të publikohen të tjera dosje.

Konfirmohet edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit se Mario Draghi pati një telefonatë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, një telefonatë e rëndësishme ku pas raportimeve në media, Draghi  e ka pyetur Blinken nëse ka parti politike italiane  apo politikanë që janë financuar nga Moska.

Telefonata vjen pas publikimit të dosjes se inteligjencës amerikane  ku konfirmohet se Moska ka financuar 300 milionë dollar për partitë  në  mbi 20 vendet të huaja. Blinken është përgjigjur  se partitë politike italiane nuk janë pjesë e listës por kjo çështje vjen në kohën kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet  në Itali.

Ka edhe hetime për lidhjet e mundshme mes Lega Nord e Matteo Salvinit dhe Moskës, financime të mundshme, hetime që janë drejt arkivimit.

Salvini ka thënë  se nuk ka marrë kurrë financime nga Moska, të njëjtin qëndrim kanë edhe partia ‘Vëllezërit e Italisë’ drejtuar nga Giorgia Meloni.

Fushata për momentin duket se nuk është prekur nga provat e mundshme për financimet ruse por mediat  raportojnë se dosje të tjera mund të publikohen  javët e ardhshme.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu