Shkruan Zef Ndreka
Për çfarë i duhej Ramës spektakli i radhës me Bill Clinton-in?!
Nuk i mjafton se ka në dorë gjithë pushtetët?!
Por, do të jetë vërtetë në hall i ziu Rama. Megjithatë, duhet theksuar se ai është mjeshtër për spektakle dhe për të dalë prej tyre i ndriçuar. Por deri këtu. Nuk arrinë më tej. Është kuptuar tashmë edhe nga ndërkombëtarët.
SHBA-të duke parë rritjen e kultit të tij, dhe rënjën e tij në megallomani, pasurimin e tij, lodhjen dhe gjithçka lidhet me të, korrupsionin dhe tjetërsimin e votave, përdorimin e pasurive kombëtare për oligarkët dhe për benefice politike, e kanë futur në shënjestër duke ja ulur kredot individuale.
Rama e ka kuptuar dhe e ndjen këtë. Ndaj bashkëpunon brënda trëkëndëshit.
Ai tashmë edhe pse Kryeministër, është krejtësisht i barabartë me Berishën, me Metën, me Nanon, të cilët kanë pafuqinë për të lidhur marrëveshje më tej për vëndin, për shkak të konsumimit, të lodhjeve, të pritjeve, të pa aftësisë.
Kulti i individit që ushqen ende Rama, është zeruar një herë e mirë me Berishën, i cili pretendon të mbetët fytyra apo vula e PD-së për shqiptarët.
Me dhënien non grat-a Berishës, amerikanët thjeshtë kanë nxitur shqiptarët për të reaguar për demokracinë. Por sjellja e politikanëve të kalbur dhe mbështetja që marrin nga ndjekësit tregon shumë për Shqipërinë, tregon shumë për shqiptarët dhe nivelin e tyre të ulët për të prekur e gëzuar sistemin demokratik dhe demokracinë.
Konsumimi i klasës politike 32-vjeçare që kontrollon Shqipërinë, që përpiqën ta mbajnë në statusquo, detyrimisht do të krijojë grupime për ndryshime. Kjo është dialektike.
Më përpara në këtë hap drejt ndryshimit janë demokratët edhe pse janë momentalisht të përçarë në disa grupime.
Kur të fillojë përçarja në PS, një zot e di si do coptohen e do të shkuklohen ato.
Tani presim rezultatët e grupimeve që ekzistojnë…
Promoted Content