“Foli me gjuhë rrugaçi” Salianji pas përplasjes me Edi Ramën: Është i shqetësuar nga protesta e 12 nëntorit

0

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për media jashtë Kuvendit, pas përplasjes në Parlament me kryeministrin Edi Rama.

Salinaji tha se Rama përdori një gjuhë rrugaçi dhe ordineri,  ndërsa në lidhje me gjyqin “Babalja” tha se do të jetë në seancë dhe se nuk i trembeet asgjëje.

Deputeti demokrat ndër të tjera tha se Rama është i friksuar nga protesta e PD që do të zhvillohet më 12 dhjetor.

“E dëgjuat me një gjuhë prej rrugaci dhe ordiner, një gjuhë të papranueshme sikur vinte nga nje adoleshnt dhe jo nga kryeministri i vendit. Ngjarja tjetër është paralajmëruar nga unë shpesh se si kryeministri paralajmëroi për një proces që e ka hapur dhe kujdeset vetë ndërkohë para pak minutash , 20 minuta pas gjykata solli njoftim që e keni marrë edhe ju.

Unë do të jem në proces gjyqësor. Nuk më tremb dhe as nuk më kërcënon apo të tërhiqem. Këtu janë që të gjithë të kapur të tredhur. Mendon se është me ata që është rreth e rrotull dhe i komandopn. Shqetësim është për të protesta e 12 nëntorit. Ndaj ju bëj thirrje të bashkohen” tha Salianji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu