Shkruan Zef Ndreka
Përsonalizimi që Berisha i bën asaj pjese të PD-së të quajtur foltore, e ka ulur në gjunj apo e ka shtrirë perdhè këtë formazion politik të pa legjitimuar, i cili pranon të trafikohet majtas nga Partia e spiunit Metaj, duke zgjatur agonine e opozitës dhe duke ruajtur status-quonë.
Berisha në rolin e përçarësit të PD-së dhe opozitës bashkë me Ramën kanë ngjashmëri dhe luajnë “bukur”, sepse kanë një “Kod” dhe merren vesht kaq qartë duke kujtuar se populli është budalla. Por populli tashmë i di të gjitha!
Dalja në ekranet e tv i tregon fytyrat e tyre të shpërfytyruara, ato i tradhëton mimika, shikimi, lëvizja e duarve, përsëritja e fjalëve etj etj dhe me sa duket kanë filluar të shohin ëndërra të këqia.
Te dy kanë arritur majat e delirit të madhështisë e kur arrin në majë, populli e thotë qartë se fillon disheza e shpejtë.
Kjo varet vetëm nga një “buton” dhe ky është SPAK-u. Të shohim këto ditë të nxehta levizjet e SPAK-ut!
Të presim nëse, Ahmetaj ka shkuar vërtetë në Kanada apo ka dërguar celularin për të humbur gjumë, ndërkohë vetë ndodhet në Angli apo Dubaj, në ndonjë vend që nuk ekstradohet..!
Nuk është çudi ndonjë lëvizje si e Ahmet Zogut se laku sa vjen e ngushtohet derisa populli tua thyeje kokën këtyre horrave.
Të kalojmë tek Foltorja.
Dalja e fundit e Berishës ka qënë më skandalozja e kohëve të fundit. Tek e fundit, ai ben mirë që rrëfen çfarë ka në bark!
Por për një organizatë si Foltorja që pretendon të marrë pushtetin nuk më turp kur shikon atë turmë deputetësh, politikanë, gazetarë e plot televizione që dëgjojnë të mahnitur dhe të pa turpëruar plakun Berisha që shpif pa pushim si e si të mbajë bashkuar rreth tij ledhat e kalasë prej kashte. Shpifjet e Berishës janë në vazhdën e fjalorin të tij kundër perëndimit, kundër ambasadorëve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, kundër gjithkujte që nuk është me të.
Yes-menet e foltorës as nuk skuqen nga ky turp! Kaq keq do ti këtë kapur për bishtin Berisha.
Ndërkohë, proçesi i zgjedhjes së kryetarit të PD-së, duket se e ka shqetësuar sërish Berishën përderisa ai vazhdon me të njëjtat teza për Bashën, me fyerjet, me etiketime, me shpifje që vetëm në kokën e tij ekzistojnë.
Si nuk doli një e ta kundërshtonte Berishën?!
Sikur vetëm një sa për të bërë bè se ka paksa diversitet edhe në foltore. Por jo. Ledhat janë ledha dhe kështu do mbesin sa të jenë gjallë.
Ata e kuptojnë se Berisha nuk mbajti asnjë fjalë, asnjë premtim elektoral. Ata e kuptojnë se me të nuk shkojnë më përpara. Ata e kuptojnë se po marrin fund!
Çfarë i mban përsëri në foltore?!
Apo ju pëlqen këneta e qelbur tashmë e Berishës dhe familjes së tij prej të cilës nuk mund të ndahen?!