FOTO/ Ambasadat e SHBA nuk urojnë Presidentin e tyre Donald Trump

0

Një mungesë e urimit për ceremoninë e betimit të presidentit të 47-të të SHBA, Donald Trump nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, u vu re në rrjetet sociale. Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vendet e tjera të Ballkani Perëndimor.

Ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte ngjarja kryesore e janarit, një moment historik për SHBA dhe të gjithë botën. Si e tillë, pritshmëria dhe urimet për kalimin e stafetës nga Joe Biden te Donald Trump nuk kanë munguar.

Por një moment interesant vërehet në marrëdhëniet e ambasadave të SHBA nëpër botë dhe vetë presidencës së re amerikane. Që prej fitores së Donald Trump, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka bërë asnjë urim zyrtar për Presidentin e ri. Heshtja ka kulmuar me betimin e Trump, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re. Dhjetëra komentues shkruajnë në postimet e tjera të Ambasadës duke pyetur përse nuk ka një urim për Presidentin e ri.

‘Sorrosista me tmdhej ne europ ne Shqiperi paskan qen sa nuk e urojn presidentin e ri per detyren!’-shkruan një komentues.

‘Pse nuk keni nxjerr ndonje postim per Presidentin Trump o servilat e sorrosit’

‘Kisha shprese se do e benit nje urim ne diten kur do merrte detyrën. As sot nuk e bete! Ju nuk jeni Amerika!’

‘Si mundet të bini kaq poshtë, të mos jepni inagurimin e Presidentit Trump ?!! Turp për ju!’

E njëjta heshtje është edhe në website zyrtar të Ambasadës atje ku shihet një postim për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, por asnjë fjalë për ndërrimin e presidentit të ri amerikan.

1 / 8

 

Por nëse mendoni se kjo është thjesht një çështje ‘shqiptare’ në internet, Dosja.al shkoi pak më tej.

E njëjta heshtje pason edhe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Po njësoj edhe në Beograd. Heshtje edhe në Shkup. Në të gjitha vendet ku veprimtaria diplomatike e ambasadave të SHBA është më active si në Ballkanin Perëndimor, presidenti i ri nuk është një lajm që i entuziasmon përfaqësuesit diplomatikë.

Për të parë nëse ky është një veprim formal apo një qëndrim politik, Dosja.al verifikoi çfarë ndodhi në vitin 2021. Më 20 janar 2021, kur Joe Biden mori detyrën, Ambasada Amerikane në Tiranë postoi që një ditë përpara më 19 janar, mesazhin e urimit.

Ndërkohë që ambasadat e një vendi refuzojnë të urojnë presidentin e tyre, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me vendet e tjera. Të gjitha ambasadat e SHBA në Europë,kanë uruar Trump për marrjen zyrtarisht të detyrës.

Ambasada e SHBA në Berlin shkruan se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë rikthen suksesin, lirinë, forcën dhe sigurinë për Amerikën.

Në një moment kaq kyç në historinë e SHBA, refuzimi i një grupi ambasadash në Ballkanin Perëndimor për të refuzuar njoftimin zyrtar të zgjedhjes së presidentit të ri, tregon shumë për përçarjen në DASH, mes një grupi zyrtarësh që vazhdojnë mbështesin Biden dhe atyre që janë krah Trump.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu