FOTO: Yuri Kim kthehet në Tiranë

0

Yuri Kim është rikthyer në Shqipëri. Këtë herë jo si ambasadore e SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.

Kim e cila u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës.

Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë.

Ish ambasadorja theksoi dhe se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu