Këto ditë kanë qenë intensive për kryeministrin Edi Rama, me lëvizje të shumta brenda vendit, por edhe në Gjermani, ku ishte pjesëmarrës në Samitin e Berlinit.
Ai u kthye dje nga Berlini dhe sot ka udhëtuar për në Tropojë.
Duket se gjatë një takimi në sallë, në një çast, atë nga lodhja e kap gjumi.
Kaq ka mjaftuar që foto të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale me diçitura të ndryshme.
Gjithsesi ky është një moment që mund t’i ndodh kujtdo.