Vendimi thuhet se është marrë për shkak se ata nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe se duan që ritet të kryhen në gjuhën shqipe.
Për këtë vendim, Indeksonline ka kontaktuar me kryeimamin e Pejës, Enes Goga.
Ai ka thënë se nuk ka vendim për këtë por vetëm një ide e cila sipas tij është dhënë vetëm sa për të shkurtuar në kohë ceremonitë fetare. Se si e sheh këtë propozim Enes Goga dhe cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame ndaj kësaj ideje, kryeimami flet në detaje.