Fshehu dënimin nga drejtësia greke, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

0

SPAK i kërkon KQZ-së vendimin e dënimit të Kreshnik Hajdarit, kandidatit të Kuçovës, me argumentin që PS dhe KQZ e ka fshehur dhe nuk e ka dhënë.

Ndërkohë as deputetëve as kolegjit as Prokurorisë së Përgjithshme, nuk i ka dhënë në dispozicion.

Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin,SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës,Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakur socialist kanë manipuluar proçesin e votimit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu