Fshehur dënimin me 3 vite burg nga Greqia/ Kryebashkiaku i Mallakastrës merret si i pandehur nga GJKKO

0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj për gjykim të shkurtuar, duke e marrë si të pandehur.

Ismailaj u akuzua nga SPAK për falsifikim të formularit të deklarimit, pasi kishte fshehur një dënim të vitit 2000 me 3 vite burg në Greqi.

Ai është dënuar në shtetin fqinj për dy vepra penale, ndërsa në vendin tonë figuronte më një dënim me gjobë vetëm për veprën penale të rrahjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu