Fundi i turpshëm i Edi Ramës/ Pastruesja e pallatit të deputetëve “bose” e inceneratorëve, Flet Merita Hajdari

0

Merita Hajdari, ‘bosja’ e firmës që është përfshirë në skandalin e mashtrimit me Inceneratorët ka rrëfyer për herë të parë për përfshirjen e saj në këtë mesele dhe arsyet pse shkoi në SPAK.

Në një intervistë për News24, Hajdari tregon se nuk di se çfarë janë “inceneratorët” dhe as “QKB”-ja, ndërkohë që pohon se është “pa shkollë” dhe se nuk merret me “qeverinat”.

Ajo tregon se për të mbajtur familjen mbledh kanaçe dhe pastron tek pallati i deputetëve, por pa treguar se ku është ky vend në të vërtetë.

Merita Hajdari ka mohuar njohjen me Klodian Zoton dhe me Gjyste Serrmin, e cila në dokumente figuron se është 84-vjeçarja që ka firmosur për të kryer transaksione me vlere 3 milione euro, ndërkohë që ajo ka ndërruar jetë prej disa vitesh.

Hajdari tregon se i kanë vjedhur kartën e identetit para votimeve dhe se të renë ja ka bërë falas njësia bashkiake.

Ajo pohon se do drejtësi, pasi në jetën reale është fukareshë me borxhe, ndërkohë që me letra figuron si pronare firmash.

Interviste a plotë dhënë për News24:

Dje u paraqitët në SPAK?

Po.

Për çfarë arsye?

Jam paraqitur sepse parmbrëmë njerëzit e mi kanë parë në televizor që unë paskam dalë biznesmene me dokumente false, viktimë. Shkova në rajon tek 3-shi dhe i thashë çfarë është kjo gjë që më ka dalë në televizor. Ata më thanë shko tek Drejtoria e madhe, ika atje dhe ia sqarova. Më thanë tek Drejtoria e madhe “nuk ke lidhje ti”, por i thashë “emri im po diskutohet në televizor”. Aty më dërguan tek ministria dhe më dhanë disa letra me foto, më pas shkova tek SPAK, ata më thanë nuk ke lidhje t’i sepse nuk është mbiemri jot këtu. Dua drejtësi, kur nuk kam biznese, jam fukareshë. Jam invalidë, pa shtëpi, kam bërë dokumentet në bashki për shtëpi për strehim, jam e sëmurë me asëm.

Me çfarë jetoni?

Punoj nëpër shtëpi, shkoj në një fruta-perime seleksionoj atje. Më japin ndonjë ushqim, shkoj nëpër lokale pastroj, edhe marr ushqime për fëmijët. Jam debitore nëpër banka sepse në 2019 jam djegur. Më ka plasur bombola me gjithë djalin, mua shteti nuk më dha asnjë ndihmë që unë u dogja. Nuk u interesuan që isha në spital në gjendje kome. Çfarë i kam bërë shtetit që dal biznesmene, kur unë jam fukareshë, jam pa shtëpi, me 70 mijë lekë për invaliditet, punoj për të nxjerrë bukën e gojës, pastroj shkallë për të nxjerrë bukën e gojës. Të kontrollojnë nëpër banka nëse unë kam ndonjë biznes, a kam të ardhura. Jam kreditor, paguaj bankën me 15, por s’kam me çfarë ta paguaj sepse nuk kam lekë.

Dua drejtësi timen, kush mi ka bërë këto gjëra dhe kush më ka nxjerrë biznesmene. Ose të mi japin këto bizneset e mia, të jetoj edhe unë të rregulloj fëmijët e mi me shtëpi e katandi. Mos të rrimë të flemë rrugëve, sa tek babi e sa tek tjetri sepse nuk kam strehim tamam. Edhe bashkia s’më ka dhënë strehim që të jetoj me fëmijët e mi. I lutem shtetit të më ndihmojë, të më nxjerrë të drejtën time. Çfarë kam bërë dhe kush mi ka bërë këto dokumente.

Me emrin dhe mbiemrin tënd ka edhe persona të tjerë, ju përse shkuat?

Shkova sepse pashë emrin tim, nuk i njoh se kush janë këta. Asnjë nuk njoh. Pashë emrin tim, që më thanë njerëzit e mi. Shkova u interesova, çfarë janë këto letra që dalin në emrin tim. Dua drejtësinë time.

Çfarë do u thoje prokurorëve?

Dua të më nxjerrin të drejtën, kush mi ka bërë këto falsifikime. Që unë dal sot, e më sheh gjithë bota emrin tim, një fukareshë të dalë në SPAK që unë paskam miliarda lekë.

Çfarë deklarove dje në SPAK?

Ata më thanë “t’i s’ke lidhje, i kanë bërë të tjerët”. Po unë dua t’i di, të më hiqet ky emër se unë kam marrë një njollë shumë të madhe. Mua më vjen turp të dal në rrugë. Kam turp më thonë njerëzit rrugës “hajde, miliardere”, si? Unë pa bukë në shtëpi, me hallet e mia, me sëmundje, e djegur, e deformuar nga duart sepse nuk i komandoj sot.

Çfarë u the prokurorëve?

Të më nxjerrin të drejtën time, dua të drejtën time.

Ju dhanë ndonjë dokument?

Jo asgjë, vetëm këto letrat që më kanë dalë këto firmat, këto bizneset e mëdha. Ku janë t’i di edhe unë

Ju thanë nëse do ju thërrasin prap?

Jo, nuk më thanë asgjë, nuk më kanë thënë. Vetëm më dhanë këto letrat e më thanë shko tek SPAK, kaq. Kam marrë dje djalin e shkova në SPAK, aty kam parë një gazetare. Por s’kam folur, ajo më ka dëgjuar që unë po hahesha me ata, po u thosha ‘kërkoj të drejtën time, përse të dal në televizor’. Dhe kaq, kërkoj drejtësi, të dalë e drejta e pastër dhe të mos më marrin njerëzit nëpër gojë që unë qenkam biznesmene.

Ke dëgjuar më parë për inceneratorët?

Unë nuk i di farë çfarë janë këto dhe nuk marr vesh sepse nuk kam shkollë.

S’ke dëgjuar më parë për inceneratorët?

Jo, jo unë vetëm kur kam parë veten në televizor, që më kanë thënë njerëzit e mi se ke dalë në televizor.

Të ka kontakuar njeri më përpara?

Jo me asnjë s’kam kontaktuar, vetëm në televizor kur e pashë. Nuk e di fare çfarë janë

Ndonjë person më parë të ka kërkuar kartën e identitetit?

Jo asnjëherë. Ka vite që më ka humbur karta e parë

Në cilin vit?

Kanë qenë votimet…

E mban mend vitin?

Jo këto votimet që ishin tani…

Në 2017?

Po, edhe kam shkuar në lagjen nr.10 dhe i kam thënë nuk kam kartë të votoj, dhe kartën më kanë bërë ata pa lekë. S’kam takuar njeri, as nuk i njoh.

Kartë tjetër keni?

Ma nxorën kartën tjetër, atë kam tani akoma. Nuk e di çfarë janë këto që nxjerrin njerëzit.

Keni takuar njeri më përpara?

Jo.

Të ka kërkuar firmën dikush?

Jo, asnjë njeri. Vetëm firma kur kam marrë kredi në bankë, vetëm aty kam vendosur firmë.

Kurrë?

Jo, vetëm në bankë për kredinë që kam marrë…

E njeh Klodian Zoton?

Nuk e njoh fare…

Është i shpallur në kërkim për inceneratorët?

Nuk njoh asnjë, kush janë këto. S’di të shkoj nëpër zyra, iki vetëm kur kam ndonjë certifikatë që më duhet. Edhe në bashki jam interesuar për punën e shtëpisë. Kam bërë kërkesë për shtëpi sepse jam e patrehë, më kanë thënë se të ka humbur emri fare. Nuk e kisha emrin më në Bashki.

Ke shkuar në QKB?

Ku e di unë moj nënë ku është QKB, ku e di unë ku janë. Unë nuk i di.

Po Gjyste Serrmi e njihni?

Ore nuk njoh asnjë njeri mor vlla… Njoh vetëm veten time si person dhe familjen time, që jetojm në fukarallëk. Të tjerë nuk njoh.

Ku dyshoni?

Nuk e di, këtë dua të di. Kush ka marrë kartën time dhe mi ka bërë këto gjëra, për këtë kam shkuar dje jam ankuar. Jam njeri me hallet e mia, nuk merrem kështu me qeverinat e këto. Ose të mi japin këto bizneset, të rregulloj fëmijët e mi, të mos t’i lë pa shtëpi. Të mos punoj me këto duar sakate që kam. Dua drejtësi prej shtetit se kam dalë në gjithë botën dhe më vjen zor nga njerëzit. Një fukareshë, një hallexhie që deri diku me problemet tona, në qafë shtetit nuk i kam rënë për asgjë, s’dua të më nxjerrin me këto opinione.

Me çfarë pune merresh?

Kam pas mbledhur edhe kanaçe, tani punoj në këto fruta-perimet, seleksionoj. Shkoj laj pallatet këtu tek deputetët, pastroj pallatet, punoj dhe tek një lokal pa siguracion vetëm 30 minuta pastroj e iki.

Punë të zezë pa sigurime, nuk më merr njeri në punë, se jam sakate nuk i komandoj duart. Që kur jam djegur, jam sakate. Shteti vetëm 70 mijë lekë më jep. Kush e di sa herë jam shtruar në spital, sepse jam me azëm. Ma hoqën edhe ndihëm ekonomike, 40 mijë lekë. Më thanë nuk të takon se je invalide.

Cili është apeli juaj?

Dua drejtësinë time dhe të më ndihmojë shteti me këto probleme që mi kanë vendosur në kurriz. Kush mi ka bërë, dua atë person që më ka kaluar kaq shumë biznese. Të mi japë, a i ka kaluar në emrin tim, le të mi japë. Kështu dua nga shteti, sepse kam dalë në gjithë publikun.

Jua kanë kërkuar kartën më parë?

Jo vetëm që më ka humbur, në votime ma ka bërë shteti kartën e re. Kartën e mora tek gjendja civile. Kartën e vjetër ma vodhën në autobus. Ua thashë atyre që ma kanë vjedhur dhe më nxorrën ata të re.

S’keni firmosur dokument tjetër?

Jo, vetëm kur kam marrë kredi. S’kam firmosur dokumente të tjera. Edhe në Bashki kam shkuar për shtëpinë, në asnjë zyrë tjetër. Jam duke u çmendur nga stresi e siklet se më vjen turp nga njerëzit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu