I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të vijë për një vizitë zyrtare më datat 11-13 prill në Tiranë. Gjatë kësaj vizite diplomati i lartë amerikan do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe kryeministrin Edi Rama.
Bëhet me dije se Escobar do të ketë edhe një takim me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe me deputeten e PD Jorida Tabaku.
Thekssojmë se vizita e Escobar vjen 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj në 61 Bashki të vendit.