Gati për vendim për “Butrintin”, Kushtetuesja tërhiqet për vendim, shpallet brenda 30 ditësh

0

Brenda 30 ditëve duke nisur nga sot gjykata kushtetuese duhet të marrë vendimin në lidhje me menaxhimin e Butrintit. Pas një seancë të enjten që zgjati dy orë, gjykata u tërhoq për vendim, ndërsa palët ndanë konkluzionet e tyre të fundit, ku opozita kërkoi rrëzimin e ligjit, ndërsa parlamenti e qeveria kërkuan lënien në fuqi të marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit.

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim në lidhje me kërkesën e deputetëve të opozitës për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes për menaxhimin nga fondacioni shqiptaro-amerikan të parkut Kombëtar të Butrintit.

Vendimi pritet te shpallet brenda 30 ditësh dhe do te merret me shumice votash te 9 anëtareve te

Në seancën për konkluzionet përfundimtare, deputetët e opozitës kërkuan përfundimisht rrëzimin e ligjit duke e shpallur atë anti kushtetues ose Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet për një opinion komisionit të Venecias.

Nga ana tjetër, në deklaratat e tyre përmbyllëse parlamenti i Shqipërisë, këshilli i Ministrave dhe përfaqësuesit e fondacionit kërkuan që kërkesa të rrëzohet, pasi marrëveshja nuk shkel kushtetutën.

Në një ndryshim të papritur qëndrimi, kontrolli i Lartë i shtetit tha se Gjykata kushtetuese duhet t’i sqarojë kompetencat e KLSH dhe jo ta rrëzojë ligjin siç ka kërkuar më herët.

Avokati i popullit nuk mbajti një qëndrim duke u shprehur mbi palët dhe asnjanës, ndërsa edhe pse ishte palë Presidenti i Republikës nuk mori pjesë në proces.

Kuvendi i Shqipërisë miratoj mes debatesh të thella marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit me datën 23 maj të vitit 2022, ndërsa ajo u kthye nga presidenti i republikës Ilir Meta pak javë më vonë, ndërsa dekreti i rrëzua përfundimisht nga komisioni i ekonomisë në korrik të vitit 2022.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu