Gazeta Franceze “Le Courrier”: Akuzat për korrupsion po bien si rrebeshi mbi Erion Veliajn

0

Ngritja dhe rënia e një hajduti të pashembullt! Le Courrier des Balkans, Media prestigjoze franceze – Korrupsioni në Shqipëri: Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Akuzat për korrupsion po bien si rrebeshi mbi të. Ndërsa qytetarët protestojnë për dorëheqjen e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK. I braktisur nga Partia Socialiste, a do të mundet ky ish-i preferuar i kryeministrit Edi Rama t’i shpëtojë burgut?

Korrupsion, pastrim parash, deklarata të rreme pasurie… Me 26 dhjetor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u mor në pyetje për pesë orë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I dyshuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal, ai rrezikon një dënim nga katër deri në 12 vite burg dhe një gjobë nga një deri në pesë milionë lekë shqiptarë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu