Gazeta më e madhe gjermane, BILD, raporton për skandalin e rëndë të goditjes së kreut të opozitës, Sali Berisha.
“Shqipëria është një nga vendet me problemet më të mëdha në Europë. Tani regjistrohet edhe një tjetër skandal i rëndë!
Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet, dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar.
Samiti i djeshëm i Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, trajtoi anëtarësimin në BE të shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I pranishëm gjithashtu ishte edhe kancelari Olaf Scholz, 64-vjeçari i Socialdemokratëve,” shkruan gazeta.
Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, 78-vjeçari i Partisë Demokratike, drejtoi një demonstratë në vendin e takimit. Papritur dhe në mënyrë të befasishme, presidenti i parë i zgjedhur lirisht në Shqipëri, u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha pësoi një mavijosje në fytyrë dhe ishte dukshëm i befasuar nga sulmi,” shkruan gazeta.Demonstrata, tha Berisha për BILD vonë në mbrëmje, ishte e drejtuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe bëri thirrje për një perspektivë të vërtetë dhe të ndershme evropiane për Shqipërinë.
Promoted Content