Gazetari këshillon Albin Kurtin: Kosova ta refuzojë Asociacionin

0

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar për Kosovën në lidhje me themelimin e Asociacionit.

Ai përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar si skandaloze përpjekjën e SHBA-së dhe BE-së për detyrimin e Kosovës që të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Mujanoviq, tutje ka thënë se Kosova duhet të refuzojë themelimin e Asociacionit, pasi sipas tij, siguria e tërë rajonit varet nga kjo.

“Përpjekja e vazhdueshme e ShBA-së dhe e BE-së për ta detyruar Kosovën që ta pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes sektare – “Asociacionin e Komunave Serbe” – për ta qetësuar vasalin e Kremlinit, Vuçiq, është skandaloze. Kosova duhet të refuzojë; siguria e tërë rajonit varet nga kjo”, ka shkruar Mujanoviq.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu