Një ndryshim i rëndësishëm ka hyrë në fuqi për të gjithë aplikantët e vizave amerikane të kategorive F, M dhe J.
Autoritetet amerikane kërkojnë tashmë që aplikantët të kenë llogaritë e tyre të rrjeteve sociale të vendosura në mënyrë publike, për qëllime verifikimi të identitetit dhe vlerësimit të qëllimeve të udhëtimit.
Fshehja apo mosdeklarimi i informacionit të rrjeteve sociale mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë refuzimin e vizës dhe ndalimin nga aplikimet e ardhshme.
Rekomandohet që të gjitha informacionet online të jenë të përputhshme me të dhënat në aplikacion dhe që profili publik të reflektojë qëllimet e deklaruara për udhëtimin në SHBA.
Ky është lajmi zyrtar, por si po veprohet nga Ambasada Amerikane në Tiranë?
Sipas informaconeve të besueshme, mjaft intelektualë të shoqërisë civile dhe gazetarë anti Soros dhe anti Rama, që kanë qënë kritik me politikat e USAID dhe administratës Biden, janë ndaluar të aplikojnë, mbase me një listë nga George Soros, Edi Rama dhe Charles McGonigal.
Pas verifikimeve, gazeta jonë e ndjen detyrim moral te marrë gjithë ankesat e redaksive dhe gazetarëve që nuk janë shitur tek mafia dhe kane qënë pro Presidentit Donald Trump, për ta bërë këtë skandal nëse ka ngjarë, prezent pranë Departamentit të Shtetit.
Edi Rama ka kohë që ka deklaruar publikisht biznes vizash dhe anti-Trumpizëm dhe gjithë njerëzit e ndershëm pro politikave të Presidentit Trump, nuk është e mundur të ndëshkohen pikërisht nga Sorosianët dhe Ramadurot.