Shkruan Zef Ndreka
Gëzuar të gjithë anembanë botës.
Ti bashkohemi festimeve të Krishtlindjeve, të cilat sigurisht bashkë me atë të Pashkëve, janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.
Kjo festë kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.
Kudo në bitën e civilizuar e të zhvilluar, dita e Krishtlindjes festohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, me pemën e Krishtlindjes, me shkëmbimin e dhuratave dhe urimeve, me familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Por përveç anës shpirtërore dhe fetare, festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin së paku një javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.
Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.
Pema e Krishtlindjes nuk mungon dhe është çdo vit pranë në ditën e Krishtlindjes.
Krishtlindja pra ose Kërshëndellat, apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është festë e madhe, e rëndësishme. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Sot urimi im vjen për të gjithë pa përjashtim:
Gëzuar me shendet Kërshëndellat!
Për më shumë paqe, më shumë dashuri!
Promoted Content