Intervistoi: Qamil Gjyrezi
Z Gjergj Hani i dënuar në moshën 16-vjeçare për tentativë arratisjeje me akuzën “Tradhti ndaj atdheut”. Më pas dënohet për “Tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion dhe propagandë”. Ka kryer dënimin në burgun e Qafë-Barit. Ishte 16 vjeç e dënoi gjyqtari Spartak Braho. Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjeç kur mori guximin të kalonte kufirin vetëm. Ishte me fat sepse plumbat që u derdhën natën e 27 Majit mbi të, nuk e kapën, por kishte përpara ferrin e burgut komunist. Doli në bankën e të akuzuarve si “armik i popullit” dhe dënimin e tij e firmosi Spartak Braho, sot deputet i Partisë Socialiste.
Z. Gjergj Hani tregon ditën e arratisjes, dënimin dhe dhunën e vendosur nga komandanti Edmond Caja, në kampin e Qafë-Barit, ku vuajti dënimin.
-Nuk mendoj se është ceshtje ligji, por vullneti -Si shembull po të sjelli një rast që në këndveshtrimin tim është emblematik, atë te zonjës Jonila Godole, e cila nën petkun e titullares së Departamentit të të Përndjekurve pranë PDSH-së, në ditën e memories së viktimave të komunizmit, në stendat e përgatitura në qytetin e Korcës kishte vënë fotografinë e Koci Xoxes, duke vënë kështu shenjën e barazimit mes qëndrestareve të komunizmit!? -Shoqëria e jonë kaloi rrëmbyeshem e dhunshëm, nga filozofia e materializmit dialektik, në atë të materializmit të aplikuar. – Dyshja Berisha – Meta, paradox sa absurd po aq edhe grotesk, është si të vesh bashkë ‘djallin me temjanin’.
-Cfarë mendimi keni për ligjin e lustracionit?
Ligjin e lustracionit është ligj i domosdoshëm për të tentuar në rindërtimin e një shoqërie normale, që arrin të kapërcejë vetvehten nëpërmjet Katarsisit. Mendoj se është një domosdoshmëri, që gjithmonë do të shtrohet për zgjidhje, për aq kohë, sa nuk do të gjejë të tillë.
-A i plotëson ligji i lustracionit kriteret ligjore dhe morale!?
Nuk mendoj se është ceshtje ligji, por vullneti! Dhe ky ka munguar e vazhdon të mungojë për një pjesë të mirë të shoqërisë e të kastës politike, e kjo për arsye objektive e subjektive. Kur bëhet fjalë për një projekt-ligj si ky i lustracionit, që të mund të japë rezultat ka nevojë për një kuadër të tërë ligjorë, që të rregulloje historinë, simbolet e komunizmit, dhe përdorimin e tyre, propagandën e vazhdueshme e konstante që i bëhet direkt e indirekt së shkuarës përmes filmave, emisioneve, e përkujtimoreve të datave të caktuara me simbolet e komunizmit. Pra vetëm një ligj, në këndvështrimin tim, mund të konsiderohet vetëm si një hap i parë në këtë rrugë të vështirë. Sa për kriteret morale, padyshim që është në kuadër të tyre, pasi përpiqet të normalizojë ‘vetëdijen e traumatizuar’ të një populli, dhe ky vullnet është mëse i moralshëm e për tu përshëndetur. -A do të ndihmonte ky ligj në ndërtimin e një demokracie perëndimore ose më saktë a do të ishte fundi i manipulimit me ish komunizmin dhe hedhjen e themeleve të shtetit të së drejtës? Në këndvështrimin tim, demokracia nuk ndërtohet me ligje e me shtet ligjorë, por me shtetin e së drejtës! Në pamje të parë shteti ligjor dhe shteti i së drejtës mund të duken e njëjta gjë, por në të vërtetë janë diametralisht të kundërt! Ligji si i tillë, nuk është domosdoshmërisht i drejtë. Mund të jetë në funksion të dickaje apo të dikujt. Parë në këtë këndvështrim edhe shteti i Enver Hoxhës ishte shtet ligjor, por ligjet e tija nuk kishin as qasjen më të vogël ndaj së drejtës. Po, ky ligj do të ndihmonte relativisht në përpjekjet e disa individëve të caktuar politikë në hedhjen e themeleve për një shtet të së drejtës, i cili më pas mund edhe të sjellë demokracinë duke favorizuar evolucionin e individëve që përbëjnë shoqërine.
-Perse viktimizuesit ish-nomenklatura u pasuruan, dhe viktimat nuk u vlerësuan?
Të them të drejtën, nuk e di se kujt i referohesh me termin ‘viktimizues’ e ‘viktima’, por imagjinoj që i referohesh PPSH dhe ‘mekanizmave’ të saj të pushtetit nga njëra ane, dhe popullit shqiptar nga ana tjetër dhe ish të persekutuarve! Në këndvështrimin tim nuk kish si të ndodhte ndryshe, pasi ata që përbënin PPSH dhe organizmat e saj të pushtetit ishin të avantazhuar që në partencën e së ashtuquajturës demokraci, pasi ata njihnin më së miri mënyrën e funksionimit të kapitalizmit, kishinn njohjet politike, ekonomike e tregtare, dhe po ashtu edhe mundësitë financiare, që ‘viktima popull’ nuk i kishte. Një arësye tjetër se përse ‘viktima’ nuk u vlerësua ishte dhe është për faktin e thjeshtë se; është gati e pamundur të vlerësosh viktimën! Tek e shumta viktima mund të ngjallë keqardhje që mund të shkojë edhe deri në mëshirë, dhe këtë të fundit vetëm një hap e ndan nga përbuzja, ndaj nuk mund të presësh vlerësim për dicka, apo dikë që mëshiron apo përbuz.
-C’mendim keni për pseudo të persekutuarit, dhe sa ndikuan ata në mbrojtjen e persekutorëve?
Këtu ceshtja bëhet disi më komplekse, e për rrjedhojë edhe përgjigjia për të qenë shteruese! Duhet të kemi parasysh që komunizmi nuk lindi si nevojë organike e shoqërisë shqiptare, por u importua nga realitete të tjera që e nisën këtë eksperiment monstruoz, dhe që natyrisht e kolauduan me anë të experiencës, duke ndërtuar strukturën e tij ideologjike dhe funksionale. Ndaj në Shqipëri ai u eksportua me formula të gatshme zbatimi, njëra prej të cilave ishte edhe shkalla e shtypjes, e përndjekjes në përqindje të popullsisë! Sipas manualeve Jugosllave e Ruse kjo përqindje nuk duhej të kalonte 35% te popullatës, pasi në të kundërt mund të përbënte një mase kritike e cila do të vinte në rrezik mbijetesën e vetë diktaturës. Qe një ndryshim të ishte i vërtetë, duhej eliminuar fizikisht klasa politike paraardhëse dhe elita e saj. Dhe është pikërisht cfarë bëri PPSH-ja duke filluar që nga viti i mbrapshtë 1943. Zelli, metodika sistematike në aplikimin e kësaj metodologjie solli që rreth viteve ’65 – ’70 të mos kishte ngelur më gjallë apo në gjendje të lirë asnjë kundërshtar ideologjik i sistemit, ndërkohë që popullsia ishte rritur dhe politika e terrorrit kërkonte kurbane të vazhdueshëm për të mbajtur gjallë frigën që garantonte kohezionin e dhunshëm të shoqërisë rreth pushtetit. Meqenëse revolucioni është një ‘bushtër’ që herët a vonë ha pjellën e tij, për të përligjur këto dinamika të domosdoshme në funksion të mbijetesës, diktatura filloi të godasë edhe anëtare të organizmave të saja, që bëheshin pre e intrigave, e luftës brënda llojit për pushtet duke u shtrirë deri tek të paknaqurit ekonomikë që ankoheshin për kushtet e jetesës, duke i interpretuar këto të fundit si padrejtësi lokale që bëheshin poshtë nga administratorët e vegjël të pushtetit, pasi nga lart uji vinte i kulluar! Pra në thelb këta nuk kishin asnjë kundërshtim ideologjik e aq më pak filozofik, por ishin pre e filozofisë komuniste të pushtetit; atë të luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Ky kaos i organizuar krijonte frymën e mosbesimit, që conte individët drej vetizolomit dhe konformizmit ndaj direktivave të pushtetit. Pra, pas viteve ’70 ishin shumë të paktë kundërshtaret e regjimit të pajisur me një farë filozofie politike që te jep qartësine e vetëdijes. Ndaj me të drejtë pjesën më të madhe mund ti quash viktima, por nuk mund të presësh prej tyre që të shembin iluzionet e tyre! Shumë prej tyre dërgonin letra e telegrame urimi për ditëlindjen e diktatorit, apo me rastet e përvjetoreve apo kongreseve te PPSH-së. Dhe këtë e bënin të bindur se partia e tyre ishte gënjyer, e herët a vonë do ti reabilitonte, apo edhe nëse ishin dënuar, patjetër që do të kishin bërë dicka që nuk e dinin, por që partia e tyre e dinte e ajo dinte gjithcka e gjithmonë kishte të drejtë. Ata i mbrojtën persekutorët e tyre, e vazhdojnë ti mbrojnë, pasi besojnë se ishin thjesht viktima të fatit te keq, intrigave, apo fajeve që as vetë nuk i dinin por që duhej te egzistonin.
-Cmendim keni për rrëfimin e viktimizuesve, dhe sa ndikon kjo në planin njerëzorë?
Besoj se e ke formuluar këtë pyetje duke iu referuar një neni të projektligjit që u jep mundësinë persekutorëve, apo bashkëpunëtorëve të sigurimit të rrëfehen. Nuk besoj se kjo do të ndodhë pasi rrëfimi dhe pendesa janë dinamika të brëndeshme psiqike e shpirtërore që nuk mund të kushtëzohen nga asnjëlloj ligji. Dhe kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por ka ndodhur piëerisht e kundërta e saj, apo quajtur ndryshe një lloj apologjie e së shkuarës dhe shumë prej personazheve me të përgjakshëm. Si shembull po të sjelli një rast që në këndveshtrimin tim është emblematik! Ate te zonjës Jonila Godole, e cila nën petkun e titullares së Departamentit të të Përndjekurve pranë PDSH-së, në ditën e memories së viktimave të komunizmit, në stendat e përgatitura në qytetin e Korcës kishte vënë fotografinë e Koci Xoxes, duke vënë kështu shenjën e barazimit mes qëndrestareve të komunizmit qe e paguan me jetë qëndresën e tyre, dhe ministrit të punëve të brëndeshme të diktaturës që ishte i tëri ‘i larë në gjak’, dhe që u bë pre e luftës se brëndshme e të jashtme për pushtet, që ishte ajo mes Hoxhës e Kocit si zgjatim i asaj mes Stalinit e Titos. Ndaj nuk besoj se do të ketë rrëfime të tilla pendese, të cilat nuk kanë ndodhur edhe në vendet e lindjes ku diktatura ka qenë shumë më e butë në raport me atë që kaluam ne.
-Si e konsideroni mbrojtjen ligjore që gëzojne viktimizuesit, dhe cfarë ndikimi do të ketë kjo për zbardhjen e krimeve!?
Personalisht nuk besoj se është ceshtje ligjesh, por vullneti! Dëshirë e kurajoje për tu përballullur me të vërtetën, që në Shqipëri ka qenë shpesh tragjike! E për ta bërë këtë duhet një kurajo e një vetëdije e madhe, për të mos thënë superiore, gjë e cila i mungon shoqërisë tonë që kaloi rrëmbyeshem e dhunshëm, nga filozofia e materializmit dialektik, në atë të materializmit të aplikuar. Kalim ky që ka ngushtuar ndjeshëm hapsirat e nevojave shpirtërore ky hyn pendesa, toleranca, bashkëpunimi e falja. Ne këndveshtrimin tim do të vazhdojmë të përpelitemi mes dhimbjes të së shkuarës të cilën e konkretizojmë duke e bërë prezente në perditshmerinë tonë falë verbërisë së vetëdijes.
-Cfarë mendoni për të burgosurit ordiner që morën statusin e të përndjekurit politik?
Per mua, ky ishte një akt i qëllimshëm i trashëgimtarit të Ramiz Alisë, Sali Berisha, ashtu sic ishte e qëllimshme edhe 3. teza e tij; bashkëvuajtës e bashkëfajtorë! Qëllimi i kësaj strategjie ishte mos lejimi i kristalizimit të mundshëm të një të djathte konservatore që do të rrezikonte pushtetin që ishte e mbetej në duart e PPSH-së e cila e transformoi në nje cfaqje groteske politike mes dy forcave politike ne thelb të njëjta e në aparence të kundërta! Lojë e cila në rrjedhën e këtyre 32 viteve degradoi gradualisht në absurd mes retorikes konservatore e aleancave qeverisëse mes aktorësh që në teori nuk duhej të kishin asgjë të përbashkët, sic ishte, e sic është ajo Berisha – Meta. Ky paradox sa absurd po aq edhe grotesk, është si të vesh bashkë ‘djallin me temjanin’.
-A mendoni se trashegimtarët e tretë duhet të përfitojnë dëmshpërblimin!?
Patjetër që po! Për mua duhet dëmshperblyer një popull i tërë që punoi në kushte skllaverie të mjerueshme në mbajtjen në kembe të një prej pushteteve më gjakatare që historia moderne ka njohur! Dhe kjo qoftë për shtrirjen në kohë, e qoftë për dhunën e ushtruar. Dhe në fund me pyet se
-Si e shikoni të ardhmen politike dhe ekonomike të Shqipërisë, dhe a ka shpresë ky vend?!
Edhe kjo është një pyetje komplekse, që për tu shteruar do të kërkonte vëllime të tëra, por unë me ndihmën e vetëdijes së kufizuar që përkthehet në; mungesë modestie, do të mundohem te jap një përgjigjie! Një difekt në arsyetim që kam, ështe ai ta shikoj vendin tim si qendrën e botës, e jam i prirur të shoh atë që ndodh këtu si një fenomen i pavarur nga sapo ndodh në botë e në rrethin e aleancave ku jemi përfshire si përkatesi gjeografike, shpirtërore, e aspiratash. Por në keëë rast do të mundohem të jem me ‘këmbë në tokë’ duke e parë fenomenin globalisht. Natyrisht qe revanshi i së majtës globaliste që ka përfshirë të gjithë hemisferën perëndimore, nuk luan në favorin e asaj që unë e konsideroj si një e mirë e domosdoshme për Shqipërinë. Aktualisht ne ndodhemi përballë një eventi historik që zakonisht ndodh cdo 32 deri në 40 vjet, dhe është ai i një ‘riambalazhimi’ të shoqerisë nëpërmjet formulash të reja konceptuale që përfshijnë edhe politikën e vendim marrjen e saj. Eshtë fakt i pamohueshëm që jemi në mes të një krize sa politike, po aq edhe identitare të asaj që duhet të koagulohet për-rreth vlerash që kanë treguar të jenë të zonja ti mbijetojnë cdo kohe e ndryshimi, e që janë vlerat e filozofisë konservatore. Që qëndrojnë si katrori mbi trekëndeshin e shenjtë! E ato jane Zoti, Atdheu, Familja e Prona private. Nëse një masë kritike e shoqërisë do të arrijë të zgjohet e të bashkohet rreth këtyre vlerave të pa negociueshme, atëherë do të krijohet simetria reale e të kundërtave që ruan ekuilibrat sociale! Vetëm kështu mund ti hapet rrugë stabilitetit social e mirqënies individuale. Nëse kjo nuk ndodh, atëhere shoh një periudhë trazirash nga të cilat padrejtësia do të marre statusin e ligjit! E persa i përket se; a ka apo jo shpresë ky vend, është e kotë ti ngremë sytë nga qielli, a thua se shpresa është një i tretë që vjen nda diku si dhuratë! Ne fakt ky iluzioni i shpresës që vjen nga diku, dje nga lindja e sot nga perëndimi, është mekanizmi më eficent i distopisë historike e sociale, që e majta propagandon. Shpresa nuk është gjë tjetër vecse një dëshire e parrealizuar, e dëshirat duhet ti rrealizosh ti, unë, nëpermjet identifikimit të këtyre dëshirave që pasqyrohen e kristalizohen në ide e jo individë që sado të aftë të jenë, janë të kufizuar e të rrejshëm për faktin se jaëe njerez e jo perëndi! Gjithsesi cfarëdo që të ndodhë do të jetë patjetër në rrugën e mundimshme drejt vetëdijes, që të con pashmangshmërisht drejt hyjnores, prej nga vijmë. Faleminderit!