Shkruan Bledian Koka
“Afërmendsh” si sentencë e Altin Dumanit vlen njësoj edhe për shumicën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë! E njëjta gjykatë e cila gati një vit më parë e cilësonte antikushtetues veprimin e SPAK dhe GJKKO për heqjen e lirisë për Sali Berishën për shkak të mandatit të deputetit pa marrë miratimin e Kuvendit, sot vendosi të rrezojë veten!
GJK ishte sot përballë zgjedhjes, ose të rrëzonte SPAK, ose të rrezonte veten! GJK nuk bëri as njërën as tjetrën, ajo shkoi më larg. Rrëzoi Kushtetutën! GJK mori atributet e Kuvendit të Shqipërisë dhe amendoi Nenin 73 të Kushtetutës vetëm për të mos rrëzuar SPAK-un duke i vënë kapakun dyshimit se edhe Gjykata Supreme e Shqipërisë ka lindur e vdekur! Pyetja është ca duhet të bëjmë në këtë pikë? Evoluimi i së keqes është në proces.
Ata që mendojnë se kjo çështje prek vetëm Sali Berishen e kanë gabim! Ata që besojnë se një Gjykatë Kushtetuese që merr vendime “afërmendsh” është e vetmja mënyrë për të goditur pandëshkueshmërinë janë duke përsëritur me brohorima një eksperiment që nisi në 1945 e përfundoi në 1991!
p.s…Ata që shpresojnë që një trupë gjyqtarësh e kapur për koqesh nga një OPGJ i BKH-së që i përgjon edhe sa herë shkojnë në hale, mund të jenë të sigurte se shteti ka rënë e fatkeqësisht na ka zënë të gjithëve brenda!