Gjykata e Apelit cakton datën për zgjidhjen e çeshtjes PD

0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 3 Nëntorin 2022, si datë për fatin e Partisë Demokratike, e cila prej gati një viti ndodhet e ndarë në dy kampe. Po ashtu, është caktuar dhe trupa gjykuese që do të marrë vendim për lidershipin e partisë.

Më 3 Nëntor ora 10.30, trupa e përbërë nga Irida Koçerja relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë, do të shqyrtohet ankimimi i bërë nga grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Kuvendin e 11 Dhjetorit të Sali Berishës.

Më 25 mars 2022 gjyqtari i shkallës së parë Agron Zhukri njohur Kuvendin e 11 Djetorit, të thuirrur nga Sali Berisha, dhe ndryshimet e bëra në Statut. Për grupin e demokratëve që mbështesnin Lulzim Bashën, ky vendim ishte e papranueshëm dhe ata ankimuan në Apel.

Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë gjykimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë-padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 Dhjetorit.

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit  date 18.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi. Kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu