Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë për sekuestrimin e telefonit të Onejda Ymerajt, teksa Kushtetuesja i ka vendosur disa “kufij” SPAK-ut për sekuestrimin e celularëve të personave në proces hetimor.
Në vendin e plotë, Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar tek rasti i sekuestrimit të celularit të Onejda Ymerajt, ka vendosur që asnjë vendosi që asnjë aparat celular të mos hapet pa një vendim gjykate, as në kushtet e flagrancës apo urgjencës dhe asnjë e dhënë që nuk ka lidhje me çështjen hetimore, të mos përpunohet.
Sa i përket hetimet të çështjes në gjallë, Gjykata urdhëroi eliminimin e çdo të dhëne të përpunuar që nuk ka lidhje me hetimin, ndërsa legjitimoi sekuestrimin për vetëm ato materiale që lidhen drejtpërdrejt me çështjen ndaj Ahmetajt.
Ndërsa SPAK argumentoi se sekuestrimi i celularit të Ymerajt ishte i domosdoshëm dhe urgjent, për të shmangur rrezikun e humbjes ose fshirjes së të dhënave elektronike, duke e konsideruar telefonin si mjet prove.
Gjykata Kushtetuese bën me dije se ky vendim është marrë për të mbrojtur privatësinë, të dhënat personale të individit, që nuk lidhen me hetimin.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, prokurori dhe gjykata nuk mund të lejojnë aksesin e gjerë në telefonin e individit.
Kujtojmë që sekuestrimi i celularit të Onejda Ymerajt, u bë në kuadër të hetimeve për çështjen e zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese








