Gjykata sekuestron “TIBO-n”? Platforma televizive: Nuk është e vërtetë

0

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e kompanisë TIBO-s, pas një hetimi disa mujor ku është zbuluar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh.

Tch raporton se gjykata ka vendosur sekuestro preventive deri në përfundim të hetimeve të Tibo.al, Tibo Shpk dhe Megaware, pas kërkesës së prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani.

Hetimi rezulton se ka nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për t’u ndjekur më pas nga Prokuroria e kryeqytetit. Ende nuk dihen detaje konkrete nga skema e mashtrimit prej 2.2 milionë eurosh e kompanisë “TIBO”, për të cilën Prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet.

Por, platforma “TIBO” ka përgënjeshtruar këtë lajm, ku hedh akuza ndaj Top Medias.

“Ne vijim te publikimit ne kanalin televiziv “Top News”, ne Internet dhe ne platformat e tjera te lidhura me kompanine “Top Media” te lajmit te pavertet se shoqeria TIBO eshte nen hetim nga prokuroria per mashtrim dhe se eshte vendosur sekuestro preventive, kerkojme heqjen e menjehershme te tij dhe pergenjeshtrimin e ketij lajmi. Lajmi eshte i pavertet dhe keqdashes. Shpresojme qe te pergenjeshtrohet menjehere nga televizioni dhe platformat tuaja per mos te krijuar deme te metejshme ndaj kompanise tone. Departamenti ligjor prane kompanise tone do filloj te gjitha procedurat e nevojshme ligjore per vendosjen ne vend te demit te krijuar ndaj kompanise tone ne menyre te padrejte dhe me keqdashje ndaj individeve qe kane furnizuar ne mediat tuaja kete lajm. Shpresojme shume ne mos vijimin e metejshem nga ana juaj me lajme te paverteta ndaj kompanis tone me qe kane si qellim konkurrencen e pandershme ne tregun ku kompanite tona operojne.” thuhet në reagimin e TIBO-s.
Kompania “TIBO” me administrator Adnand Mahmutin është vënë shpesh herë në qendër të kritikave për piratimin e eventeve sportive apo transmetimin e disa stacioneve televizive shqiptare, pa e patur të drejtën, duke u gjobitur disa herë nga Autoriteti i Medias Audiovizive.

Së fundmi, kompania “TIBO” është përfshirë në një konflikt me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kjo e fundit i prishi pas një viti kontratën 3-vjeçare për transmetimin në “Oversport” të Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës, me arsyetimin se ka patur shkelje dhe mospërmbushje të detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu