“Gjyqtarët kanë marrë apartamente në Dubain e Durrësit”, Berisha kërcënon Ramën: Marrëveshjen e portit do ta çojmë në Strasburg

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që rrëzuan një kërkesë të opozitës për të shfuqizuar marrëveshjen e qeverisë për ndërtimin në Portin e Durrësit.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha deklaroi se opozita do ta dërgojë këtë çështje në Strasburg. Më tej, ish kryeministri është shprehur se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një aneks të Partisë Socialiste.

“Tani ju jeni informuar, Gjykata Kushtetuese dhe ajo është shndërruar në një aneks të PS-së. Ka marrë vendimet më antikushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik. Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën.

Të miratosh një marrëveshje e cila shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ndalem këtu, sepse në kushtetutën tonë dhe jo vetëm në të, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, predominon mbi ligjin e vendit.

Të përdorësh klauzolën e Kushtetutës që thotë se marrëveshja shqyrtohet para se të votohet në parlament, është një spekulim. Sepse ka një nen tjetër Kushtetuta që zgjat afatin e shqyrtimit të ligjit në dy vite dhe marrëveshja shkon si ligj, marrëveshja thotë ligj, aq më tepër kur kjo marrëveshje është në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe gjykata Kushtetuese është e detyruar t’i japë përparësi marrëveshjes së stabilizim-asociimit përpara marrëveshjes së Durrësit.

E treta, siç e dini është një marrëveshje pa garë, e cila në vetvete është në shkelje të Kushtetutës, e cila garanton në nenet dhe frymën e saj garën e hapur dhe të lirë, kjo është bërë pa garë. Dhe këto nuk janë motive për gjykatën Kushtetuese, por njëlloj si të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City, duke treguar një qëndrim korruptim, antiligjor të pashembullt. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit.”, tha Berisha

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu