Hakera e ‘Homeland Justice’ kanë publikuar një material prej 640 mb të cilat pretendojnë se janë ‘email-et’ të kryeministrit Edi Rama.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetëra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.
Para disa ditësh ata kishin hapur një sondazh ku pyesnin qytetarët për materialet që donin të shihnin.
Në materialin e publikuar nga hakerat ka përmbajtje të ndryshme nga emailet zyrtare në informacione më kofidenciale.