Hakerat publikojnë paswordet e sistemeve të AKSHI-t (Dokumenti)

0

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në ‘Telegram’ se kanë sulmuar sistemin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI-t).

Siç mund ta shihni nga email i publikuar prej “Homeland Justice”, hakerat kanë bërë publike paswordet e sistemeve të AKSHI-t.

Në mesazhin e publikuar prej tyre, hakerat paralajmërojnë zyrtarët e korruptuar që të gjitha milionat që shpenzojnë për të mbështetur terroristët në MEK-ut do të marrin goditjen e merituar.

“Në privatësinë tuaj “Korrupsioni” shihet qartë. Zyrtare dhe jozyrtare; Çdo Lek, Euro dhe Dollar që po shpenzoni për të mbështetur terroristët e MEK-ut do të jetë thikë në zemrat tuaja. Njerëzit janë të frustruar me të paaftët dhe të korruptuarit e tyre”, thuhet në mesazhin e publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”.

Njoftimi nga ‘Homeland Justice’

Kujtojmë se grupi “Homeland Justice” pak muaj më parë ka publikuar një sërë dokumentesh. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH.

Gjithashtu hakerat kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Lista me fluturimet e kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër publikim që ngjalli debat në vend, me opozitën që ka kërkuar komision hetimor, duke akuzuar Ramën për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave publike. Kërkesa megjithatë u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Mes publikimeve kanë qenë dhe dokumenta të klasifikuara “sekret”, që erdhën pasi kryeministri Edi Rama do të deklaronte se nga hakerat nuk janë marrë të dhëna sekrete. Gjithashtu u publikuan disa mail-e të zyrtarëve të lartëve, mes tyre deputetë të Kuvendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu