Pas sulmeve kibernetike që kanë përfshirë Ballkanin kryesisht Shqipërinë në një pjesë të madhe të instutucioneve shtetërore nga hakerat iranianë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë pre e sulmeve të tilla.
Hakerat rusë kanë sulmuar disa nga aeroportet më të mëdha amerikane. Objekt i tyre ka qenë kontrolli i trafikut ajror dhe komunikimi i brendshëm i kompanive ajrore në disa prej aeroporteve.
Për pasojë, pasagjerët e kishin te pamundur aksesin në faqet kryesore të kompanive si dhe të monitoronin trafikun ajror në aeroporte. Grupi i hakerëve i njohur si Killnet ka sulmuar disa faqe të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit si dhe 14 faqet e internetit përfshijnë atë për Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës. CNN ka bërë të ditur se sulmi nuk ka patur ndikim operacional.