Hakerimi ka nisur me patronazhistët e Edi Ramës”/ Salianji “gozhdon” PS: Sillni informacione në Kuvend

0

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar edhe njëherë në Kuvend sulmin kibernetik të Iranit mbi thuajse të gjitha portalet e rëndësishme qeveritare. Salianji e konsideroi këtë sulm si një nga ngjarjet më të rënda që i ka ndodhur vendin dhe që nuk mund të kalojë pa përgjegjës. Sipas deputetit demokrat miliona eurot, qeveria s’i ka përdorur për sigurinë kibernetike por për lobime.

Më tej, Salianji tha se hakërimi nuk duhet kaluar pa përgjegjës, ndërsa riktheu në vëmendje rrjedhjen e të dhënave nga patronazhistët më 14 maj.
‘Qeverinë e kanë kapur kompanitë të cilat nuk e lejojnë as ti shkojë hetimit, por ca punëtorë që janë nga Libia, nga vende të Lindjes së Mesme. Asnjë fjalë se ku janë shkaktuar. Po u jepet kontrabandistëve akses nëpërmjet portit shqiptar.

Shqetësim i madh në Itali duke e pasur Shqipërinë vend tranzit për kanabisin. Përveç deteve. Qeveria ende nuk ka asnjë informacion parlamenti për sulmin kibernetik. Jo se nuk ka informacion, sepse informacionin e kemi dhe nga burime prestigjioze. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Qeveria miliona euro si ka përdorur për sigurinë kibernetike, pro ose lobim ose për kompani.

Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakërri që ka hyrë nga Irani. Hakërrimi ka nisur në maj, pasi qeveri au ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka bashkëpunëtor. A ka ndonjë përgjegjës këtu.

Nëse duhet mbështetje. Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve. Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik.’-tha Salianji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu